Biografia

Arbër Ademi

Politikan

Dr. Arbër Ademi u lind më 25 shtator të vitit 1985, në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Shkollën fillore e kreu në shkollën “Marshali Tito:, në Opojë të Likovës, në periudhën 1992- 2000, ndërkaq atë të mesme në gjimnazin “Goce Delveç”, në Kumanovë, në vitet 2000-2004. Ai flet tri gjuhë: gjuhën shqipe (amtare),maqedonase dhe angleze. Në vitin 2004 nisi studimet në Fakultetin Juridik, në Universitetin Shtetëror të Tetovës, të cilat i përfundoi me notë mesatare 9.74. Ademi vijoi më tej studimet postdiplomike për Drejtësi – Drejtimi Civil, Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me notë mesatare 9.85. Në periudhën 2011-2015, vijoi studimet e Doktoratës në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në Shqipëri., me ç’rast mori titullin Doktor i Shkencave Juridike, me tezën e doktoratës: “Zgjidhjet e kontesteve tregtare para arbitrazhit tregtar ndërkombëtar”.
Ademi aktualisht është docent në Fakultetin Juridik të Tetovës. Ndërkaq, përvoja e tij e punës nisi si asistent (part-time) në Fakultetin e Administratës së Biznesit, në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku në të njëjtin, në vitin 2009 e mori pozitën e prodekanit për Çështje Arsimore në Fakultetin e Administratës së Biznesit.
Në periudhën prill-tetor, 2010, Ademi ishte në pozitën e këshilltarit të Ministrit për Punë dhe Politikë Sociale, teksa nga korriku i po këtij viti u avancua si asistent me orar të plotë në Fakultetin Juridik, në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Përgjatë vitit 2013 ishte anëtar i grupit të ekspertëve për përgatitjen ndryshimeve në legjislacionin për zhvillim të barabartë rajonal, si dhe anëtar i grupit punues për përgatitjen e
ligjit të ri mbi procedurën e përgjithshme administrative. Në periudhën 2016-2017 ishte zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për çështje evropiane, kurse përgjatë periudhës dhjetor, 2017-maj,
2018 ishte zv. ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Konferencat shkencore

Në datat 29-31 gusht 2012 pjesëmarrës në Konferencën shkencore ndërkombëtare, respektivisht në Takimin e shtatë vjetor shkencor ndërkombëtar “Mendimi shkencor gjithëshqiptar në pragshekullin e dytë të pavarësisë kombëtare” organizuar nga Instituti Alb-Shkenca, me punimin me temë: “Zgjidhja e kontesteve tregtare nëpërmjet arbitrazhit në Republikën e Maqedonisë”. Në datën 25 nëntor 2012 pjesëmarrës në Konferencën shkencore ndërkombëtare “Legal scientific thought in the era of integration and globalization”, organizuar nga Shoqata e Juristëve Shqiptar të Maqedonisë, me punimin me temë: “Juridical nature of international commercial arbitration”. Në datat 15-16 mars 2013 pjesëmarrës në Konferencën e dytë ndërkombëtare shkencore “The State , Society and Law: Human Right’s Challenges in Albania”, organizuar nga Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike i Universitetit “Aleksandër Moisiu”-Durrës, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “Luarasi”, me punimin me temë “Arbitrazhi ose gjykatat nacionale: Avantazhet dhe disavantazhet”. Në mars 2014 pjesëmarrës në Konferencën shkencore ndërkombëtare “Shteti juridik dhe demokracia”, organizuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit Shtetëror të Tetovës, me punimin me temë: “Applicable law in arbitration proceedings” (“E drejta e zbatueshme për procedurën e arbitrazhit”). Në datën 13 – 14 Nëntor 2015 pjesëmarrës në konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare “Universalizmi, Globalizimi dhe Shteti i së drejtës”, organizuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit Shtetëror të Tetovës, me punimin me temë: “Recognition and enforcement of arbitral awards annulled in the country of origin”.

Përvojë pune

Docent në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës. Dhjetor 2017 – Maj 2018 Zлvendлs Ministër i Arsimit dhe Shkencлs 2016-2017 Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështje evropiane. Më vitin 2013 Anëtar i grupit punues për përgatitjen e Ligjit të ri mbi procedurën e përgjithshme administrative.
Më vitin 2013 Anëtar i grupit të ekspertëve për përgatitjen ndryshimeve në legjislacionin për zhvillim të barabartë rajonal.
Nga korriku i vitit 2010 asistent me orar të plotë në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Prill 2010 – Tetor 2010 Këshilltar i Ministrit për Punë dhe Politikë Sociale.
2009-2012 Part-time asistent në Fakultetin e Administratës së Biznesit, Universiteti Shtetëror i Tetovës.
2009-2012 Prodekan për çështje arsimore në Fakultetin e Administratës së Biznesit, Universiteti Shtetëror i Tetovës. 2009-2010 Part-time asistent në Fakultetin e Administratës së Biznesit, Universiteti Shtetëror i Tetovës.

Botim i artikujve shkencor

Botuar në Revistën Ndërkombëtare-Shkencore Juridike “Justicia”, Nr. 1/2013 (Fakulteti Juridik, Universiteti Shtetëror i Tetovës), me Bord Editorial të brendshëm dhe ndërkombëtar, me ISSN: 1857-8454.

botuar në Revistën “Diskutime”, Nr. 5, Qershor 2013 (Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, Akademia Diplomatike Shqiptare Tetovë dhe Instituti për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës – Botues), me Bord Editorial, me ISSN 1857-825X dhe për botim online ISSN 1857-8543.

Competence-competence” tek arbitrazhi tregtar ndërkombëtar”, botuar në Revistën Ndërkombëtare-Shkencore Juridike “Justicia”, Nr. 2/2014 (Fakulteti Juridik, Universiteti Shtetëror i Tetovës), me Bord Editorial të brendshëm dhe ndërkombëtar, me ISSN: 1857-8454.

Botuar në Revistën ndërkombëtare për shkencat shoqërore “Vizione” Shkup, Nr. 22/2014 (Botues: Shoqata e Intelektualëve “Klubi Demokratik”-Shkup), me Bord Editorial, me ISSN: 1409-8962 dhe ISSN online 1857-9221.

(“Juridical nature of international commercial arbitration”), i botuar në Revistën ndërkombëtare për shkencat shoqërore “Vizione” Shkup, Nr. 23/2015 (Botues: Shoqata e Intelektualëve “Klubi Demokratik”-Shkup), me Bord Editorial, me ISSN: 1409-8962 dhe ISSN online 1857-9221.

I miratuar për botim në Revistën Ndërkombëtare-Shkencore Juridike “Justicia”, Nr. 2/2014, Vol. 2 (Fakulteti Juridik, Universiteti Shtetëror i Tetovës), me Bord Editorial të brendshëm dhe ndërkombëtar, me ISSN: 1857-8454.

(“Arbitrability as a precondition for the validity of the arbitration agreement”), i botuar në Revistën ndërkombëtare për shkencat shoqërore “Vizione” Shkup, Nr. 24/2015 (Botues: Shoqata e Intelektualëve “Klubi Demokratik”-Shkup), me Bord Editorial, me ISSN: 1409-8962 dhe ISSN online 1857-9221.

i botuar në Revistën ndërkombëtare për shkencat shoqërore “Vizione” Shkup, Nr. 25/2016 (Botues: Shoqata e Intelektualëve “Klubi Demokratik”-Shkup), me Bord Editorial, me ISSN: 1409-8962 dhe ISSN online 1857-9221.

Foto